MG 5488 1Në Universitetin Europian të Tiranës u zhvillua një orë leksion i hapur me Profesor Levente (Levi) Littvay nga Central European University. Ky leksion erdhi në kuadër të informimit të studentëve që studiojnë në UET në lidhje me mundësitë e aplikimit pranë një prej universiteteve lider në Evropë.

Në këtë seancë ishte e pranishme dhe Presidentja e UET Alumni, Adela Danaj nën statusin e CEU Alumni. Ajo sapo ka përfunduar studimet e saj mater pranë Central European University dhe sot punon si pedagode pranë Universitetit Europian të Tiranës, aty ku nisi dhe rrugëtimin e saj akademik. Prof. Levi tha se për të në mënyrë të veçantë si ish.supervisor i Adelaës, por dhe si përfaqësues i CEU, është një emocion i një tjetër lloji kur shohin “produketet “e tyre adakemike duke shpërndarë njohuritë e fituara në CEU në vendet e tyre të lindjes”. Ai shtoi se CEU mbështet fort të gjithë ata studentë, të cilët duan të zhvillojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre duke i angazhuar dhe në sipërmarrje të ndryshme që CEU ofron.

Ai tha, se CEU Alumni, Adela Danaj sot është imazh i departamenti të Shkencave Politke ku ajo ka studiuar në CEU dhe figura e saj po përdoret për të gjithë procesin e rekrutimin që CEU ka ndërmarrë për vitin e ardhshëm akademik.

Ky aktivitet erdhi në kuadër të portofolit të aktiviteteve të organizuar nga Dekania e studentëve, Anisa Subashi në bashkëpunim me Departamentin e Shkencave Politike. Studentët pjesëmarrës u njohën me të gjitha mundësitë e studimit si dhe me sistemin e bursave që ofron Central European Universityt. Gjithashtu, ata u njohën dhe me jetën studentore në CEU apo dhe me kulturën ndërkombëtare që dominon rreth ti. I lokalizuar në zemër të një prej qyteteve më të bukur në botë, Budapest, studentët u shprehën entuziast për këtë mundësi që iu ofrua. Adela Danaj, tregoi të gjithë eksperiencën e saj si në dimensionin akademik ashtu dhe në atë studentor. Takimi përfshiu gjithashtu dhe një seancë të shkurtër trajnimi në lidhje me procesin e aplikimit.