Doktorantët e parë të UET, nga ish-studentë në pedagogë 
 
Në vitin 2011 Shkolla Doktorale në Universiteti Europian i Tiranës hapi dyert duke u dhënë mundësinë studentëve që kërkonin të ndiqnin karrierën akademike që të ndiqnin edhe ciklin e tretë të studimeve. 
Përveç doktorantëve të jashtëm, UET mbështeti 10 studentët më të mirë të tij që sapo kishin përfunduar studimet master, duke u dhënë mundësinë të ndiqnin doktoraturën dhe të nisnin një karrierë akademike si asistentë pedagogë në UET. 
Kështu universiteti nuk ishte vetëm një univers akademik, por edhe një univers, ku gjithkush me vullnet e dëshirë mund të realizojë ambiciet e tij të mëtejshme.
Plot 6 vite më pas ata kanë tani titullin “Doktor Shkencash” dhe një eksperiencë të gjatë mbi supe si pedagogë. Disa prej tyre e ndaj këtë eksperiencë me Suplementin Mapo Universitet. 
Lulzim Hoxha, Anjeza Xhaferraj, Vilma Spahiu, Blerta Aliu dhe Irena Myzeqari ndajnë me suplementin Mapo Universitet eksperiencën e tyre të doktorimit dhe të kalimit nga ish-studentë në pedagogë. 
 
Vilma SpahiuPedagoge në Departamentin e Shkenca Sociale të Aplikuara, e doktoruar për çështje të sigurisë kombëtare,  Vilma Spahiu huazon terma të sigurisë për të përshkruar eksperiencën e saj akademike nga studetja e shkëlyer e masterit në pedagoge. 
“Një periudhë e domosdoshme për kuptuar botën akademike në tërësinë e saj në lidhje me avantazhet, disavantazhet, pasionin, rritjen profesionale. Përvoja si doktorante më ka shërbyer për të përforecuar bindjen që jeta akademike është në të njëjtën kohë, paqe dhe luftë”, shprehet ajo për “Mapo Universitet” duke përkufizuar eksperiencën e saj akademike. 
Duke kujtuar momentin kur u përzgjodh nga UET për të vijuar studimet doktorale, që do të sillnin më pas dhe përfshirjen pa kthim pas në botën akademike.
“Projekti i Universitetit Europian ishte që  të përzgjidhte 10 studentë ekselentë (kriteri mesatarja më e lartë e fakultetit/ programi i studimit) nga të tri fakultetet (Ekonomik, Juridik dhe ai i Shkencave Sociale) me qëllim angazhimin e tyre si asistent/pedagogë dhe akordimin e një burse studimi për ndekjen e studimeve të tyre doktorale. Objektivi i projektit në një farë mënyre ishte lançimi i produkttit që kishte nxjerrë vetë Universiteti dhe promovimi i tyre. Unë u bëra pjesë e këtij projekti, duke u përzgjedhur si studentja me mesataren më të lartë të programit të studimit të Masterit Shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare me profil Studime Strategjike”- tregon Spahiu. 
E sigurt në profesionalizmin që ka fituar këto 6 vite duke studiuar dhe duke dhënë mësim, Vilma Spahiu beson se projekti “ishte një gjetje shumë e mirë, vleresimi, motivimi, besimi, beteje, sfide” për të gjithë grupin e studentëve ekselentë të 2011-ës.