school-girl-with-cell-phoneHarvard ka anuluar ofertat e pranimit për të paktën 10 të saporegjistruar për klasën e vitit 2021 
 
Ata postonin meme për fëmijët e përdhunuar dhe të vdekur, si dhe për Holokaustin. Ata talleshin dhe shkruanin se varja e një fëmije meksikan duhet të quhet “koha e pinatës”. Dhe tani, Harvardi ka vendosur të mos i mbajë më këta studentë.
 
Universiteti i Harvardit ka anuluar ofertat e pranimit për të paktën 10 të saporegjistruar për klasën e vitit 2021, pas një hetimi që u bë mbi mesazhet që ata kanë postuar në një grup privat në Facebook:
 
Një grup studentësh të pranuar në Harvard, krijuan një grup për të shkëmbyer mesazhe, të titulluar, “Meme të Harvardit për adoleshentët borgjezë”. Ky grup u krijua në Facebook në fund të dhjetorit, sipas dy studentëve të sapoardhur.
 
Grupi i Facebook-ut në fjalë, thuhet se u krijua pasi disa studentë të tjerë në dhjetorin e kaluar, krijuan një version të turpshëm të një grupi tjetër Facebook-u i cili ishte i përkushtuar ndaj memeve qesharake. Nxënësit e të dyja grupeve u njohën me njëri-tjetrin, nëpërmjet një grupi zyrtar facebook-u të drejtuar nga Harvardi për studentët e sapopranuar.
 
Universiteti nuk pranoi të shpjegonte vendimin për anulimin e ofertave, duke thënë se nuk komenton publikisht mbi pranimin e aplikantëve individualë.
 
Por një politikë e shkollës pohon se Harvard rezervon të drejtën për të tërhequr ofertat e pranimit nëse një “student i pranuar ka një lloj sjelljeje e cila vë në dyshim ndershmërinë, pjekurinë apo karakterin moral”.
 
Merrni Fletën e të Dhënave, Buletinin e Teknologjisë së Pasurisë.
 
Reagimi në mediat sociale ndaj vendimit të Harvardit, deri më tani ka qenë shumë pozitiv. Përdoruesit e Twitter-it e vlerësuan shkollën.
 
Kishte dhe nga ata që e quajtën ngjarjen, një përrallë paralajmëruese dhe një kujtesë se studentët duhet të jenë të kujdesshëm në lidhje me atë çfarë ata postojnë në mediat sociale.
 
Ndërkohë, të tjerët pyesnin veten nëse Harvardi e kishte tepruar, duke pasur parasysh se memet ofenduese ishin ndarë në një grup privat të Facebook-ut. Një student i sapoardhur e përshkroi grupin te Crimson duke thënë, “Kjo ishte një gjë e drejtë, edhe pse hymë në Harvard, nuk do të thotë që nuk mund të argëtohemi”.
 
Zyrtarët e Universitetit mësuan për grupin nga studentët, të cilët iu treguan për përmbajtjen e tyre. Si përgjigje, ata i dërguan email studentëve në prill, duke iu kërkuar atyre të zbulojnë çdo foto që kanë pranuar në grup, si dhe një deklaratë që shpjegon kontributet e tyre.
 
“Komisioni i Pranimeve u zhgënjye kur mësoi se disa studentë për klasën e 2021 bisedonin në një grup privat dhe dërgonin mesazhe që përmbanin mesazhe fyese dhe grafikë”, tha një pjesë e emailit të dërguar nga një administrator, duke shtuar: “Është për të ardhur keq që mua më duhet të komunikoj rreth kësaj situate”.
 
Përgatiti në shqip: Eva Drita