international students
Nga Gordon Brawn*
 
Në një botë konfrontuese ku proteksionizmi është në rritje, multilateralizmi është bërë një objektiv i kritikave. Por ata që dyshojnë në vlerën e saj duhet të kenë memorie të shkurtër. Ata duket se kanë harruar që Plani Marshall rindërtoi Europën pas Luftës së Dytë Botërore, NATO mbajti nën kontroll luftën bërthamore gjatë Luftës së Ftohtë dhe ndihma e huaj ndihmoi miliona njerëz të dilnin nga varfëria vetëm në dekadat e fundit.
 
 
Në Bankën Botërore dhe në mbledhjet e ardhshme vjetore të FMN në Uashington, delegatët do të përforcojnë rastin për bashkëpunim ndërkombëtar. Në veçanti, ne do të diskutojmë për Fondin Financiar Ndërkombëtar për Arsimin (IFFEd), një plan i guximshëm për të siguruar që për herë të parë në histori, të gjithë 1,6 miliard djem dhe vajza në botë – duke përfshirë refugjatët dhe fëmijët e zhvendosur në vendet me të ardhura të ulëta dhe vendet me të ardhura të mesme – janë në shkollë dhe mësim.
 
IFFEd e gjen frymëzimin nga dy shembujt kryesorë të bashkëpunimit ndërkombëtar: Iniciativa e përbashkët e FMN-së, Nisma e Madhe e Bankës Botërore për Vendet e Varfra me Borxhe, e cila dha 100 miliardë dollarë; dhe Fondi Global për Luftën kundër SIDA-s, Tuberkulozit dhe Malaries, i cili ka shpëtuar miliona jetë duke siguruar vaksinime dhe shërbime të tjera.
 
IFFEd, nga ana e saj, do të lehtësonte investimet vjetore në arsim në një masë prej gati 10 miliardë dollarësh. Me këto burime, ne mund të bëjmë përparim të ndjeshëm drejt Synimit të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara për arsimin, i cili ka si qëllim që arsimi fillor dhe i mesëm të jetë në dispozicion për të gjithë fëmijët deri në vitin 2030.
 
Kërkesa për arsimim universal është lufta për të drejtat civile të epokës sonë. Pas viteve neglizhencë ndërkombëtare, 260 milionë fëmijë nuk shkojnë në shkollë dhe 400 milionë fëmijë janë analfabetë funksionalë. Nëse tendencat aktuale vazhdojnë, deri në vitin 2030, më shumë se 800 milionë të rinj – gjysma e të rinjve në botë – do të braktisin shkollën pa aftësitë themelore të nevojshme për tregun modern të punës. Dhe deri në vitin 2050, arsimi i lartë do të jetë i disponueshëm për 80 për qind të të rinjve në Kore, Japoni dhe Tajvani, por jo për më shumë se 10 për qind të të rinjve në vendet Afrikano-Sub-Sahariane.
 
Nevoja për investime të gjera në arsim është edhe më urgjente për vajzat dhe gratë e reja. Dhënia e mundësisë për arsim te vajzat është mënyra më efektive për t’i mbajtur ato të lirë nga shfrytëzimi, puna e detyruar, trafikimi dhe martesa që në fëmijëri. Për më tepër, ndërsa gratë e arsimuara mbajnë mesatarisht dy fëmijë, mesatarja për gratë e paarsimuara është pesë. Kjo shkallë më e lartë e lindjeve për gratë e paarsimuara krijon një cikël vicioz. Ndërsa gratë e reja analfabete kanë më shumë fëmijë, të ardhurat mesatare për kokë banori bien dhe fëmijët e tyre, duke humbur gjithashtu mundësinë për t’u arsimuar, duhet të emigrojnë gjithnjë në kërkim të mundësive në vende të tjera.
 
Dhe megjithatë, pavarësisht të gjithë punës së mirë që po bëhet nga organizata shumëpalëshe si Partneriteti Global për Arsimin dhe Fondi i Ri Arsimi Nuk Mund Të Presë, ndihma totale arsimore ka rënë në vitet e fundit. Nga viti 2010 deri më sot, financimi i përgjithshëm për arsimin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme nga ndihma dypalëshe dhe donatorët ndërkombëtarë, ka rënë nga 10 dollarë për fëmijë në 8 dollarë për fëmijë. Kjo është me vështirësi e mjaftueshme për të paguar për tekstet më të lira, për të mos përmendur mësuesit dhe ndërtesat shkollore. Përveç kësaj, në përgjigje të kërkesave të kohëve të fundit për ndihmën e arsimit në zonat e konfliktit si Çadi, Sudani Jugor dhe Gambia, vetëm 2% e shumës së kërkuar u ngrit.
 
Si rezultat, deri në vitin 2030, shumica e adoleshentëve të moshës shkollore në disa vende mund të jenë jashtë shkollës dhe në rrugë. Duke qenë i privuar nga një program mësimor që u mëson atyre aftësi të vlefshme dhe respekt për këndvështrime të ndryshme, ata do të bëhen gjithnjë e më të përfshirë nga grupet ekstremiste që ndodhen në perëndim.
 
IFFEd është duke u nisur me një sfidë jo vetëm për vendet donatore, por edhe për 47 vendet me të ardhura të mesme ku banojnë gati gjysma e nxënësve të shkollave të botës. Vendet në zhvillim dhe donatorët do të krijojnë një marrëveshje, në të cilën secili ka një rol të veçantë për të siguruar që arsimi të vihet në dispozicion për të gjithë fëmijët.
 
Nën këtë marrëveshje, secili vend në zhvillim do të angazhohet për arritjen e rezultateve të arsimit në përpjesëtim me ato të 25% të vendeve aktuale dhe për rritjen e përqindjes së të ardhurave kombëtare të investuara në arsim në 5.8% nga mesatarja aktuale prej 4%. Në këmbim, vendet donatore do të rrisin pjesën e fondeve për arsim në buxhetet e tyre të ndihmës së huaj nga mesatarja aktuale prej 10% në 15%. Ata gjithashtu do të mbrojnë kreditë për zhvillim nga Banka Botërore dhe bankat rajonale të zhvillimit.
 
Edhe në vitin 2030, vendet më të varfra të botës nuk do të jenë në gjendje të përballojnë rreth gjysmën e shpenzimeve totale të arsimit. Pra, në vend që të huazojnë me normat e interesit prej 3.5-4% për të paguar pagat e mësuesve, vendet me të ardhura të mesme më të ulëta do të përfitojnë nga një sistem i ri garancish dhe kredish me interes të ulët ose pa interes. Dhe, duke ndihmuar vendet me të ardhura të mesme, ne do të jemi në gjendje të sigurojmë bursa më të drejtpërdrejta për 200 milionë fëmijët që jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta.
 
Duke përdorur si kolateral 150 miliardë dollarë të ardhura nga kreditë gjatë viteve 1970 dhe 1980, ne mund të rrisim kapacitetin e Bankës Botërore për të dhënë bursa përmes Shoqatës së saj të Zhvillimit Ndërkombëtar. Nëse ne gjithashtu devijojmë një pjesë më të madhe të kontributeve të IDA-s drejt arsimit, ne mund të rrisim fondet e ndihmës arsimore në dispozicion çdo vit për vendet më të varfra nga 1.6 miliardë dollarë (nga 2016) në më shumë se 4 miliardë dollarë deri në vitin 2020.
 
Ky investim i lartpërmendur në arsim do të zgjeronte mundësitë për një jetë më të mirë për më shumë njerëz se kurrë më parë. Do të nxiste punësimin, do të ngadalësonte rritjen e popullsisë dhe do të reduktonte vdekshmërinë e foshnjave dhe nënave. Gjithashtu, siç tregohet në raportin e Gjenerimit të Mësimit, deri në vitin 2050, PBB-ja për frymë në vendet me të ardhura të ulëta do të ishte 70% më e lartë. Më e rëndësishmja, do të sigurohej shpresë për miliona fëmijë që kanë nevojë më së shumti.
 
*Project-syndicate.org