MG 2051Në ambjentet e Universitetit Europian të Tiranës, u zhvillua sot dita e parë e Festës së Evropës dhe e përvjetorit të 60-të të firmosjes së Traktateve të Romës, ku u shfaq edhe dokumentari “Evropa para Evropës.
Ky aktivitet do të mbahet për tre ditë ku secila ditë ka një axhendë të ndryshme në universitete të tjera. Sot në ditën e parë u bë prezantimi i dokumentarit “Evropa para Evropës”. Ky dokumentar flet për tre të rinj anti-fashistë italianë, të cilët në vitet 39-40, u burgosën në Burgun e Ventoteles. Duke diskutuar se si duhet të jetë Evropa e të ardhmes, ata shkruajtën një manifest në paketa cigaresh, pasi vetëm aty mund të shkruanin. Pasi ata u pushkatuan shumë vite më vonë dokumenti u mblodh, u rinovua dhe manifesti u bë.  Moderuesi  këtij aktiviteti ishte Presidenti i Universitetit Europain të Tiranës, Prof.dr. Adrian Civici. Gjithashtu ishin të pranishëm Ambasadori Italian Alberto Cutillo, Loredana Cornero, Sekretare e Përgjithshme e Komunitetit radioteleviziv italofon, Salvatore Braca regjisori i dokumentarit.
Ambasadori Cutillo u shpreh se tre djemtë e rinj ëndërronin për një Evropë Federaliste dhe ishte mjaft i impresionuar nga fakti se si disa të rinj të izoluar dhe me një presion tepër të madh nga regjimi, ende kishin shpresa se mund të bënin ndryshime rrënjësore në të ardhmen.  Gjithashtu ambasadori iu referua takimit në Romë për përvjetorin e krijimit të BE-së, duke thënë se: “ Dyert e BE-së janë të hapura për të gjithë ata kandidatë të cilët aspirojnë të bëhen anëtarë të saj. Por duhet që këto vende të plotësojnë disa kërkesa të rëndësishme”.
 Dokumentari u ndoq me mjaft interes nga studentë e pedagogë të UET dhe aktiviteti u përmbyll me një diskutim të përbashkët mbi historinë e Evropës.