suplementistudenti83-1Të rinjtë shqiptarë jetojnë në një epokë pa kufij. Ata mund të studiojnë në Shqipëri dhe të bëjnë një semestër apo dy jashtë vendit në universitetet më të më mira të vendeve europiane. Universiteti Europian i Tiranë përcjell këtë pranverë dhjetëra studentë të tij që kanë fituar bursa nga programi Erasmus+ për të kryer një pjesë të studimeve të tyre në një prej 31 universiteteve me të cilat UET ka marrëveshje bashkëpunimi.

Këto bursa janë të mbuluara financiarisht nga ky program. Të rinjtë kanë mundësi të kenë një diplomë të dyfishtë në fund të studimeve, ku njihet koha e studimeve jashtë. Përveç shkollës ata përfitojnë një eksperiencë të veçantë jete duke jetuar në një nga qytetet europiane dhe duke krijuar shoqëri të reja kudo që shkojnë.

Vetëm për periudhën 2015-2017 janë 107 studentë dhe pedagogë nga UET që kanë shkuar në një shtet të BE-së. Vetëm për aplikimet e shkurtit 2017, UET ka arritur të lidhë Marrëveshje me 31 Universitete Europiane, në shtete si: Finlandë, Gjermani, Spanjë, Portugali, Vende Baltike, Itali, Hungari etj.

Po çfarë do të thotë për një student shqiptar që të ketë mundësinë të studiojë në kuadër të këtij programi në një prej universiteteve europiane?! MAPO pyeti disa prej tyre, të cilët kanë mundur të fitojnë të drejtën e kësaj burse dhe presin të nisen për studime jashtë këtë muaj.

Ata janë Anxhela Brinja, Klaudio Agolli, Amantia Bilbili, Migena Mersini, studentë në Bachelor,

si dhe Egi Trokthi, student i Masterit.

Anxhela Brinja: Dua të mësoj rreth kulturave në botë
Klaudio Agolli: Do të përfitoj një frymë të re mendimi
Amantia Bilbili: Një eksperiencë sfiduese
Migena Mersini: Mundësi për të zgjeruar njohuritë
Egi Trokthi: Përfitim për karrierën akademike
Lutjona Lula, Koordinatore e Marrëdhënieve me Jashtë te Zyra e Projekteve dhe Partneriteteve UET: Si mund të përfitohet nga programi Erasmus+

UET ofron mastera dhe trajnime për biznesin

Presidenti prof. dr. Adrian Civici, dr. Selami Xhepa, zëvendës/rektor për Shkencën dhe Metodologjinë, drejtoresha e programeve Master, dr. Orkida Ilollari ishin në kompaninë INCA në kuadër të programit 250+, që synon bashkëpunimin e afërt me 250 kompanitë më të mëdha në vend për të trajnuar stafet e tyre. Në takim ishte i pranishëm dhe sipërmarrësi austriak, Hans Georg Radaven, i cili furnizon me produktin e INCA kompanitë e prodhimit të sallameve në Austri, Francë dhe disa vende të tjera europiane.

Kliko Këtu Në 3 vite, 107 studentë të UET kanë fituar bursa në Europë