Shpend BegutRomario Brari, Agustin Luli, Endri Muaj, Berlin Jusufi studiojnë në Komunikim-Design në UET ose janë diplomuar në këtë degë. Të katërt djemtë i lidh profesori i tyre, Shpend Bengu, i cili ka zbuluar tek ta talente të fshehura për fotografinë, regjinë apo grafikën. Klasa e tyre është studioja e tyre, ndërsa lëndët janë projektet e reja që krijojnë çdo ditë nga grafika te regjia.

Salla Aula Magna 2 në godinën e Universitetit Europian të Tiranës ishte gati një magazinë në pritje për t’u rikonstruktuar si sallë leksionesh. Por, fati duket se kishte përgatitur diçka më të mirë për të; shndërrimin në një studio të vërtetë arti. Një pjesë e saj është kthyer në një studio virtuale me metodën shumë të famshme sot në botë chroma key, pjesa tjetër është një hapësirë ku studentët ushtrojnë talentet e tyre në punime grafike, regjie, fotografike, punime me dru etj.

Ndryshimi erdhi pas mbërritjes së profesorit Shpend Bengu si pedagog i Grafikës Artistike dhe Multimedias. Një artist i njohur dhe pas një përvoje të gjatë dhe në Akademinë e Arteve dr. Bengu nisi të zbulonte talentet brenda grupit të studentëve të kësaj dege, që vetëm vitet e fundit ka nisur të preferohet shumë ndër të rinjtë. Disa prej studentëve tashmë ai i konsideron si bashkëpunëtorë të tij. Ata janë Romario Brari, Agustin Luli dhe Endri Muaj, të cilët vazhdojnë studimet në UET dhe i sapodiplomuari Berlin Jusufi, i cili dhe pse ka hapur tashmë studion e tij, rikthehet në universitetin ku ka studiuar për t’iu bashkangjitur ekipit kur kanë projekte të rëndësishme. Të katërt ishin pjesë e ekspozitës së grafistëve shqiptarë dhe kanë në duar ide e projekte të reja impenjative.

 

Studimet Master, hap i sigurt drejt punësimit dhe vetëpunësimit
Analiza: Tregu i punës kërkon profesionistë që të jenë “mjeshtër” në çdo profesion, duke nxitur kështu konkurrencën
Nga dr. Orkida Ilollari*
“E ardhmja e një kombi është arsimi, dhe arsimimi është çelësi i ekonomisë”. Adam Smith në shekullin XVIII dhe Alfred Marshall në shekullin XIX, dy figura të rëndësishme në fushën e ekonomisë kanë parashtruar pyetjen se si investimi individual në arsimim ndikon në pasurinë e kombeve. Që në kohën e revolucioneve industriale të shekujve XVIII-XIX u dëshmua se zhvillimi i çdo vendi është vepër e “njohurive shkencore” më shumë se sa thjesht “e bollëkut të burimeve natyrore”. Eksperienca ndërkombëtare dëshmon se jo çdo investim në sektorin e arsimit dhe edukimit përkthehet automatikisht zhvillim ekonomik. Sipas UNESCOS-s “plani i zhvillimit perspektiv të çdo sistemi arsimor është koordinimi dhe kombinimi i tij me planin e zhvillimit perspektiv ekonomik të çdo vendi…se vendimmarrja në fushën e arsimit nuk mund të jetë pronë vetëm e eksperteve të edukimit, por në mënyrë të veçantë edhe e ekspertëve të ekonomisë dhe zhvillimit”.