Intesa san PaoloLeksion i hapur në lëndën “Paraja dhe Banka” me përfaqësueset e Intesa Sanpaolo Bank, Rovena Golemi dhe Irma Barjami, folën mbi dy çështje me rëndësi të sistemit bankar.

Studentët e vitit të dytë Financë-Bankë në Universitetin Europian të Tiranës kishin në auditor dy specialiste të sistemit bankar në lëndën “Paraja dhe Banka”. Përfaqësueset e Intesa Sanpaolo Bank, Rovena Golemi dhe Irma Barjami, folën mbi dy çështje me rëndësi të sistemit bankar; dizenjimi i produkteve bankare dhe shitja e tyre. Pedagogia e lëndës, Dr.Orkida Ilollari, tha se pas një periudhe teorike 12 javore e pamë të nevojshme të ftonim specialistë të fushës për të bërë një orë praktikë në auditor që studentët të kuptonin se si funksionon sistemi bankar.


Përfaqësueset e Intesa Sanpaolo Bank shpjeguan për studentët mënyrën se si dizenjohet produkti bankar dhe rrugët që ndiqen deri në reklamimin dhe shitjen e tyre. Ato morën si shembull produktin “Kredi studenotore” që kjo bankë ofron, si një produkt që është direkt për studentët, si krijohen dhe kriteret e përfitimit.


“Studentët kuptuan dy nga elementët më të rëndësishëm të funksionimit të sistemit bankar. Thirrja e specialistëve të fushës në auditor për të krijuar një lidhje reale m,es teorisë dhe praktikës është kthyer në një traditë tashmë në UET, në të gjitha ciklet e studimit”- u shpreh Ilollari.