bukuresht

Erasmus+ për Ngirtjen e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë QAinAL, në Universitetin Politeknik të Bukureshtit

Universiteti Europian i Tiranës mori pjesë në vizitën studimore dhe workshop, në kuadër të projektit Erasmus+ për Ngirtjen e Kapaciteteve në Arsimin e Lartë QAinAL, zhvilluar në Universitetin Politeknik të Bukureshtit. Qëllimi i kësaj vizite studimore ishte shkëmbimi i praktikave më të mira si dhe përmirësimi e mbështetja e strukturave të Sigurimit të Cilësisë në IAL. Gjatë qëndrimit tre ditor, përfaqësuesit u njohën me legjislationin kombëtar mbi arsimin e lartë në Rumani, me rregulloret e BE-së, si dhe me procedurat e brendshme të Universitetit.

Grupi i punës së Universtitetit Europian të Tiranës mori pjesë në kapacitetin e partnerëve të konsorciumit. Përfaqësues të ndryshëm të universiteteve të tjera shqiptarehodhën idetë e tyre sesi legjislacioni, cilësia dhe kërkimi shkencor mund të përmirësohen në Shqipëri. UET u përfaqësua nga Prof. Assoc. Dr. Elvin Meka, Zëvendës Rektor për Proceset Akademike, Dr. Fatri Morina, Lektor dhe anëtar i Këshillit për Sigurimin e Cilësisë dhe Lutjona Lula, Koordinatore e Marrëdhënieve me Jashtë