MG 0016Javën e kaluar u zhvillua mbledhja e parë e Qeverisë së re Studentore të UET. Nga kandidaturat e prezantuara, janë shpallur 36 fitues, nga cikli Bachelor dhe Master. Senatorët e rinj kanë prezantuar objektivat e tyre për detyrën ku janë zgjedhur me votat e studentëve.

Nga Elda Dedja

Studentët në Universitetin Europian të Tiranës kanë tanimë Qeverinë e re Studentore. Ishin pikërisht ata, të cilët në mënyrë demokratike zgjodhën përfaqësuesit e tyre të rinj. Procesi i rinovimit të kësaj strukture zgjati thuajse një muaj, ku veçanërisht java e fushatës spikati pasi u karakterizua nga energjia dhe përkushtimi i kandidatëve për të fituar besimin e studentëve, votat e të cilëve do të përcaktonin fituesit. Pasi kanë patur mundësinë të njihen me kandidatët më tepër, të kuptojnë pikat e tyre të forta dhe të dobëta si dhe objektivat dhe ambiciet për të ardhmen, studentët u janë drejtuar kutive të votimit për të dhënë verdiktin e tyre.

foto-kryesoreStudim për komunikimin e shkencës, i realizuar nga një grup kërkuesish në Shqipëri dhe Serbi me mbështetjen e PERFORM

Në një shoqëri të informacionit dhe të bazuar kah dijes, si kjo që ne jetojmë, ku kemi të bëjmë me rrjeta të ndërlidhura digjitale të mundësuara nga teknologjitë e përparuara të informacionit dhe komunikimit, komunikimi i shkencës është bërë gjithmonë edhe më i rëndësishëm. Bazuar në parimet e demokratizimit të shkencës, të shkencës së hapur dhe shkencës së qytetarëve si edhe të mundësuar nga zhvillimet më të fundit teknologjike, komunikimi i shkencës është në përfitim të të gjithë aktorëve si kërkuesit shkencor dhe akademikët, studentët dhe publikun, sektorin publik e privat, shoqërinë civile si edhe mediat.

Ndërkohë që studime të shumta janë realizuar lidhur me komunikimin e shkencës në vendet e zhvilluara, në rastin e Ballkanit Perëndimor këto studime janë më të kufizuara. Për më tepër edhe praktikat më bashkëkohore dhe më të mira të komunikimit të shkencës që burojnë nga sistemet arsimore e shkencore të vendeve si Bashkimi Europian, SHBA-të, Kanadaja etj., janë ende në proces zbatimi dhe përbrendësimi nga sistemi arsimor e shkencor në Shqipëri.

foto-kryesore-fq-1Qendra UET lançoi javën që shkoi projektin rajonal InnoPlatform – Platforma Inovative për zhvillimin e SME-ve në vend. Qendra UET është partner IPA në projektin InnoPlatform – Ofrimi i Mekanizmave dhe Platformave Inovative për zhvillimin e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME) në zonën e Ballkanit Mesdhetar përmes rritjes dhe zhvillimit të kapaciteteve për inovacion.

Forumi Ekonomik Botëror dhe Indeksi i Inovacionit Botëror tregojnë se kur bëhet fjalë për konkurrueshmërinë dhe inovacionin e ekonomive dhe kompanive kombëtare, vendet e rajonit të Ballkanit Mesdhetar pa përjashtim mbeten prapa vendeve të BE-së dhe ekonomive të zhvilluara.

xmas-gifts-college-students-1Një listë me libra që mund t’i lexoni gjatë pushimeve të dimrit dhe disa filma për të cilët s’e keni gjetur kohën më parë t’i shikoni

Nga Elda Dedja

Festat e fundvitit përbëjnë periudhën më të shumëpritur për shumicën e studentëve, të cilët pas një kohe të gjatë përkushtuar studimeve dhe provimeve kanë më në fund mundësinë të relaksohen dhe t’iu përkushtohen vetes, familjes, miqve dhe pasioneve të tyre tërësisht. Ndonëse pushimi total është një tundim i ëmbël për studentët, kjo periudhë shkëputjeje nga studimet mund të shfrytëzohet fare mirë në mënyrë që të jetë produktive dhe të ketë efekte pozitive në vijimësi.