bacelor1

Bachelor

UET të ofron mundësinë për të studiuar me pedagogët më të mirë shqiptarë si edhe shumë profesorë të ftuar nga universitetet më të mira të Evropës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilët UET ka marrëveshje partneriteti. Bashkohu me studentët tanë dhe bëhu pjesë e jetës akademike aktive, eksperiencave ndërkombëtare dhe kontakteve me tregun e punës gjatë viteve të studimit. Bashkohu me ne për të pasur akses në të gjitha mundësitë dhe lehtësitë gjatë studimit që UET të ofron. Të ardhmen mund ta planifikosh duke u nisur nga lista e programeve Bachelor që mundësojnë 3 Fakultetet e UET.

Detyrimet akademike për studentin
Frekuentimi i procesit mësimor (leksione, kolokiume, leksion/seminare, seminare/laboratorë) në programet e ciklit të parë të studimeve, Bachelor, është i detyrueshëm në masën 60% (gjashtëdhjetë). Ky frekuentim është parakusht për t’u futur në provimet përfundimtare.

Diplomimi
Mbrojtja e diplomës është detyrimi përfundimtar për diplomimin e studentit. Mbrojtja bëhet përmes paraqitjes së një punimi diplome ose dhënies së një Provimi të Përgjithshëm Përfundimtar.
Punimi i diplomës për studentët e programit Bachelor duhet të jetë punim origjinal me rreth 9-10 mijë fjalë. Studenti nuk pritet të bëjë punë të thelluar në terren ose të kontribuojë në një debat teorik/konceptual, por të aplikojë një model/teori të caktuar në një rast të veçantë, duke u bazuar kryesisht në burime dytësore/literaturë. Qëllimi i këtij punimi është të shfaqë aftësitë e studentit për të mbledhur dhe vlerësuar informacionin, për të analizuar në mënyrë teorike faktet e mbledhura, si dhe për t’i paraqitur përfundimet e arritura në një format akademik. Diploma zhvillohet me ndihmën e një profesori që e udhëheq studentin deri në finalizimin e temës së diplomës.

Programe në proces licencimi në MAS

external-link Shkrim Krijues - Gazetari

external-link Histori

external-link Filozofi

external-link Mësuesi për Arsimin Fillor

external-link Shkencat e Edukimit