odeta barbullushi

Odeta Barbullushi, PhD
 
Odeta Barbullushi, PhD; Specialiste e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Ka fituar titullin PhD (Doctor of Philosophy) nga Universiteti I Birminghamit, Britani e Madhe në vitin 2009. Para studimeve doktorale, Odeta Barbullushi ka ndjekur studimet pasuniversitare në Universitetin e Evropës Qendrore (CEU) në Budapest dhe në Universitetin e Sussex-it, Britani e Madhe, ku ka fituar dhe cmimin e Performancës së Shkëlqyer Akademike për vitin 2003-2004 (with Honors). Ka punuar për njëvit (2007-2008) si Lektore me kohë të plotë pranë Qendrës për Studime Evropiane, Universiteti i Birminghamit ku ka qënë titullare e lëndës së nivelit Master ‘EU in a Globalizing World’ dhe e kurseve në nivelin Bachelor ‘Political History of Central and Eastern Europe in the XXth Century’ I dhe II.Që nga viti 2009 deri në 2011-ën ka drejtuar Departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës (UET).Që nga viti 2011 është ‘Bashkëpunëtore Shkencore Honorifike’ pranë Universitetit të Roehampton-it, Londër. Aktualisht mban pozicionin e Zv/Rektores për Kërkimin Shkencor dhe Metodologjinë në UET.
Ekspertizakërkimore e Dr. Odeta Barbullushit shtrihet në pikëprerjen mes analizës së politikës së jashtme dhe të sigurisë nga njëra anë dhe studimit të ideve, ideologjive dhe faktorëve kulturorë, nga ana tjetër. Punimi i saj doctoral është fokusuar në burimet e brendshme të politikës së jashtme të Shqipërisë në periudhën post-komuniste.Interesat e tjera kërkimore të Dr. Barbullushit përfshijnë nacionalizmin dhe ideologjitë e tjera në Ballkanin e mes dy Luftrave Botërore, politika e jashtme dhe kryesisht qasja demokratizuese e BE-së ne rajonin e Balkanit dhe të Mesdheut, is dhe qasjet kritike dhe post-strukturaliste në studimet ndërkombëtare. Aktualisht, koordinonpër UET-in projektin Tempus të financuar nga Bashkimi Evropian dhe të menaxhuar nga Universiteti i Roehampton-it, Londër, mbi ‘Të Drejtat e Njeriut në Arsimin e Lartë në Ballkanin Perëndimor’.
Odeta ka një interes të vecantë në zhvillimin e shkencave sociale në Shqipëri dhe Ballkan, dhe kryesisht në ‘tranzicionin’ e fushës së kërkimit shkencor në vendet ish-komuniste. Që prej janarit 2011 është kryeredaktore e revistës shkencore të Fakultetit të Shkencave Sociale ‘Polis’. Studimet pasuniversitare dhe puna shkencore e Odeta Barbullushit janë financuar nga një numër bursash dhe cmimesh prestigjioze ndërkombëtare si bursa Sasakawa Fellowship (2004-2005), cmimi Dorothy Hodgkins Postgraduate Award (2005-2009), bursa pasuniversitare e Institutit për Shoqëritë Hapur (Soros) (2002-2003) etj.

 

publikime

 

FaLang translation system by Faboba