TOMI TRESKA

Dr. Tomi Treska

Diplomuar në Universitetin e Tiranës për Histori – Gjeografi. Diplomuar në Universitetin e Shkodrës për Drejtësi. Doktor i Shkencave në Histori, Universiteti i Tiranës.
Gjatë karrierës së tij të gjatë si mësimdhënës në Universitet ka zhvilluar lëndët: Histori e Shqipërisë, Histori Botërore e Mesjetës, Histori Bashkëkohore e Botës, Metoda të kërkimit shkencor, Negocim dhe zgjidhje konflikti, Teknika te Advokim – Lobimit etj.
Ai ka përvojë shumëvjeçare në mësimdhënie në nivel universitar, në zhvillim kurrikulash, përgatitje leksionesh, seminaresh, kualifikime mësuesish, kërkime dhe studime në fushën e mësimdhënies dhe administrimit të shkollës, eksperiencë të pasur pune për agjenci të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, përvojë shumë të pasur në veprimtaritë e shoqërisë civile, në çështje që lidhen qeverisjen vendore, proceset e planifikimit dhe të vendim-marrjes me pjesëmarrje, hartim politikash, advokim – lobim, zgjidhje konfliktesh, punë kërkimore në terren, hartim, zbatim, monitorim dhe vlerësim projektesh, bashkëpunime të suksesshme me institucione të vendit dhe ndërkombëtare si: UNDP, USAID, Soros Foundation, CRS, përvojë të konsoliduar në ngritje kapacitetesh të grupeve me bazë komunitare, grupeve të margjinalizuara, veçanërisht me të rinjtë, romët, etj.
Është autor i mirënjohur për hartim tekstesh mësimore në arsimin e mesëm dhe të detyrueshëm 9-vjeçar, në lëndën e Historisë.
Ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme mbi edukimin dhe historinë, si brenda dhe jashtë vendit. Ka publikuar artikuj shkencorë në revista të njohura shkencore brenda dhe jashtë vendit.  
Aktualisht është Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Edukimit dhe Përgjegjës i Departamentit të Edukimit në Universitetin Europian të Tiranës.

 

publikime

 

trans
trans
trans