Tregjet financiare duket se e kanë humbur reputacionin e mëparshëm në mbarë botën, duket sikur ekonomia e tregut është shembur, por tashmë ato po e marrin veten dhe besimi i investitorëve po kthehet dita- ditës. Vendet më konservatore në tregjet financiere siç janë vendet e eurozonës po rekuperohen plotësisht, besimi në tregjet financiare, tek ndërmjetësit financiarë po kthehet.Panorama e tregut financiar shqiptar - sipas lektorit Artan Gjergji- është asimetrik; me një treg bankar të zhvilluar dhe një treg financiar jobankar i cili lë shumë për të dëshiruar në aspektin e zhvillimit.Si të operatorëve ashtu edhe të kapaciteteve dhe kapitalve që përfshin ky lloj tregu.Për këtë seminari u fokusua tek fondi i investimeve, si një fenomen dhe alternativë e re në tregun shqiptar, pasi investimet në Shqipëri janë realizuar ose me anë të depozitave bankare, ose të letrave me vlerë.Të ftuara për të dhënë një panoramë të plotë në lidhje me produktin e ri dhe alternativën e re të financimit ishin drejtoresha e Departamentit të Licencimit dhe Monitorimit, të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare znj.Flora Musta, e cila është personi direkt që merret me licencimin dhe mbikëqyrjen e operatorëve në tregun financar. Ajo solli këndvështrimin e shtetit si mbikëqyrësi dhe rregullatori i cili lincencon duke parë interesat e qytetarëve dhe të investitorëve dhe si mbikëqyret procesi i këtyre ndërmjetësve financiarë.Ndërsa znj.Majlinda Gjata, Drejtor Menaxhues në Raiffeisen Invest foli për aletrantivën e re, për të cilën Banka Raiffeisen prej tre muajsh ka marrë licencimin për fondet me kapital të akumuluar në Shqipëri.

trans
trans
trans