Kriteret dhe procedurat e pranimit në Programet Master Shkencor

Kriteret e Pranimit

Në mënyrë që të pranohen në Master Shkencor, kandidatët duhet të plotësojnë këto dokumente:

- Formularin e pranimit (ky dokument mund të jetë edhe online).

- Kopjen e noterizuar të diplomave të ciklit të parë të parë që studenti ka fituar.

- CV-në e kandidatit, ku të paraqiten të dhëna biografike dhe të eksperiencave profesionale.

- Një Letër Interesi (afërsisht 500 fjalë) ku të paraqiten objektivat profesionale, interesat kërkimore dhe nxitjet për të kryer studimet e nivelit të dytë.

- Një projekt-ide ku të paraqiten interesat e tij shkencore gjatë programit.

- Dy Letra Rekomandimi të cilat garantojnë kompetencën profesionale, përgatitjen akademike dhe mundësinë e kandidatit për të kryer studimet në këtë nivel.

- Paraqitja e një dokumenti që tregon aftësitë e kandidatit në njohjen e një gjuhe të huaj përbën një avantazh.

Parimet e Pranimit te Studenteve

Programet e ë studimeve Master Shkencor synojnë që të angazhojnë studentët në sfidën e përbashkët të thellimit të dijeve. Për këtë, ne kërkojmë studentë me aftësi akademike që dëshirojnë të angazhohen seriozisht në projekte studimi individuale ose grupi, për të arritur së bashku krijimin e një mjedisi intelektual ku mësohet, debatohet dhe lindin ide të reja zhvillimi. Ne inkurajojmë për të aplikuar edhe studentë që kanë kryer studime universitare të nivelit të parë në fusha të tjera nga ato të propozuara për nivelin e dytë në UET, ku inkurajohet jo thjesht vijimi vertikal i studimeve por dhe ai horizontal; pra vijimi i studimeve në ciklin e dytë në program tjetër studimesh, të ndryshëm nga cikli i parë.

Procedura e Pranimit

Të gjitha dokumentet e mësipërme duhet të paraqiten një muaj përpara datës së caktuar në zyrën përkatëse të programeve Master pranë UET-it.

Pas një vlerësimi formal të listës së dokumenteve të nevojshme ato do t’i kalohen Departamentit përkatës që ofron Masterin Shkencor, i cili kryen një vlerësim profesional të kushteve të çdo kandidati me kriteret akademike e shkencore të programit.

Frekuentimi

Për programet e studimit MASTER frekuentimi është i detyrueshëm në masën 80 (tetëdhjetë) % të leksioneve dhe seminareve.

Diplomimi

Kjo diplomë nënkupton aftësi të thelluara të studentit në lëmin teorik, si dhe në atë empirik, në një disiplinë të caktuar ose në një rrafsh ndërdisiplinor. Diploma për studentët e nivelit të dytë kërkon një punë kërkimore dhe krijuese të diplomantit dhe të realizojë një punim prej 18-20 mijë fjalësh. Ajo është një diplomë e thelluar, në të cilën prej studentit kërkohet thellim dhe origjinalitet. Diploma zhvillohet me ndihmën e një profesori që do e udhëheqi studentin deri në finalizimin e temës së diplomës.

trans
trans
trans