Psikologji

Programi përgatit studentët të aplikojnë parimet e psikologjisë klinike dhe të këshillimit për të diagnostikuar dhe trajtuar problemet me sjelljen e individëve. Masteri në Psikologji Këshillimi është i fokusuar në; terapi të fëmijëve dhe adoleshentëve, teoritë e këshillimit, standardet etike, terapi në grup, terapi martesore dhe familjeje, marrëdhëniet pacient-këshillues, testime dhe vlerësime metodash dhe procedurash si edhe dhe strategji ndërhyrjesh terapeutike. Gjiihashtu studentët kanë mundësinë të fitojnë përvojë të vlefshme përmes praktikës të mbikëqyrur të këshillimit. Masteri në Psikologji shkollore përfshin; hyrje në zhvillimin e fëmijës apo të adoleshentëve, mësimin e teorive, testime, vëzhgim dhe procedura të tjera për të vlerësuar zhvillimin edukativ, personalitetin, inteligjencën dhe aftësitëtë motorike. Strategji mbi ndërhyrjet terapeutike për nxënësit dhe familjet, identifikimin dhe klasifikimin e paaftësive dhe çrregullimeve që prekin të mësuarit, standarde etike dhe rregullore aplikimi praktikë këshillimi e mbikëqyrur si edhe planifikimin e shërbimeve të psikologjisë shkollore.

  MSh: PSIKOLOGJI - 120 ECTS
         
Nr. Viti Sem Emri i lëndës ECTS
A - DISIPLINA TË FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM (BAZË) 10% / 12 ECTS/ 2 lëndë  
1 I 1 Metoda kërkimi të avancuara 6
2 I 2 Statistikë sociale 6
         
B - DISIPLINA TE FORMIMIT KARAKTERIZUES TE PROGRAMIT 40% /48 ECTS/8 lëndë
1 I 1 Teoritë në këshillim dhe psikoterapi 6
2 I 1 Psikopatologji 6
3 I 1 Teknika vlerësimi 6
4 I 2 Psikologji shkollore 6
5 I 2 Zhvillimi i Fëmijës dhe Adoleshentit 6
6 II 2 Çështje etike dhe profesionale 6
7 II 1 Pedagogji e komunikimit dhe personalitetit 6
8 II 1 Psikologji edukimi e avancuar 6
         
C - DISIPLINA ME ZGJEDHJE/ 12 ECTS/ 2 lëndë  
Profili: Psikologji këshillimi
1 II 1 Terapi e familjes 6
2 I 2 Teknikat e këshillimit të fëmijës dhe adoleshentit 6
Profili: Psikologji shkollore
1 I 2 Psikopatologji e moshës së hershme dhe adoleshencës 6
2 II 1 Edukim i specializuar 6
Profili: Psikologji klinike
1 I 2 Psikologji klinike e avancuar 6
2 II 1 Psikologji shëndeti 6
Profili: Sociologji Organizimi
1 II 1 Sociologji e organizatave 6
2 I 2 Sociologji pune 6
Profili: Kriminologji
1 I 2 Sociologji e krimit dhe sjelljes deviante 6
2 II 1 Mjekësi ligjore - psikiatri gjyqësore 6
Profili: Menaxhim i Shëndetit
1 I 1 Modelet e financimit të sistemeve shëndetësore 6
2 I 2 Menaxhim i sistemit shëndetësor 6
Profili: Administrim Shkollor
1 I 2 Administrim shkollor 6
2 II 1 Pedagogji organizative 6
         
E - VEPRIMTARI FORMUESE 10% / 12 ECTS / 1 lëndë  
1 II 2 Praktikë / internship 12
         
F - PUNIMI I DIPLOMËS / 36 ECTS  
1 II 1-2 Punimi i diplomës 36

 

Ku mund të punosh pas studimeve

  • Programe riedukimi dhe korrektimi
  • Administratë publike
  • Kërkimi tregu
  • Qendra kërkimore
  • Qendra rehabilitimi
  • Psikolog edukimi
  • Psikolog apo këshillues në shkolla fillore, nëntë-vjeçare, të mesme e univirsitete.
trans
trans
trans