Ky master synon të përforcojë përgatitjen e studentëve në identifikimin dhe analizimin e problematikës themelore bashkëkohore të shkencave politike në nivelin teorik dhe praktik. Programi zgjeron horizontin teorik dhe konceptual, si dhe duke thelluar analizën e dukurive kryesore të konstatuara nga kërkimet bashkëkohore në shkencat politike në fushat përkatëse. U mundëson studentëve të identifikojnë jo vetëm problemet, por edhe përgjigjet. Ky master thekson kompetencën akademike në fushën e shkencave politike dhe krijon bazat e nevojshme për studime më të thelluara në doktoraturë.

 

  MSh - SHKENCA POLITIKE
         
Nr. Viti Sem Emri i lëndës ECTS
A - DISIPLINA TË FORMIMIT TË PËRGJITHSHËM (BAZË) 10% / 12 ECTS/ 2 lëndë  
1 I 1 Metoda kërkimi të avancuara   6
2 I 2 Statistikë sociale  6
B - DISIPLINA TE FORMIMIT KARAKTERIZUES TE PROGRAMIT 40% /48 ECTS/8 lëndë    
1 I 1 Mendimi politik  6
2 I 1 Politika dhe sistemet e qeverisjes të krahasuara   6
3 I 2 Menaxhim dhe vlerësim projektesh 6
8 I 2 Ekonomi Politike Ndërkombëtare  6
5 I 1 Të drejtat e njeriut (debati & jurisprudenca) 6
6 II 1 E drejtë kushtetuese e krahasuar 6
4 II 1 Konceptim dhe menaxhim fushatash  6
7 II 1 Politikat e BE-së  6
C - DISIPLINA ME ZGJEDHJE/ 12 ECTS/ 2 lëndë
Profili: Administrim publik
1 I 2 Menaxhimi i sektorit publik dhe administrata  6
2 II 1 Vleresimi i politikave publike  6
Profili: Politikë e krahasuar
1 I 2 Drejtësi kushtetuese  6
2 II 1 Qeverisja dhe demokracia lokale e krahasuar  6
Profili: Sociologji Organizimi
1 II 1 Sociologji e organizatave  6
2 I 2 Sociologji pune  6
Profili: Projekte Europiane
1 I 2 Programet dhe projektimi i financimeve të BE 6
2 II 1 Teknikat e hartimit dhe vlerësimit të projekteve të BE  6
Profili: Të drejtat e njeriut
1 II 1 Lëvizjet e reja politike  6
2 I 2 Gjykatat ndërkombëtare  6
Profili: MP Politike dhe Institucionale
1 I 2 MP të organizatave  6
2 II 1 MP politike 6
Profili: Administrim vendor
1 II 1 Decentralizimi, Demockracia dhe Administrimi Vendor 6
2 I 2 Menaxhimi dhe Qeverisja e Administratës Vendore  6
E - VEPRIMTARI FORMUESE  10% / 12 ECTS / 1 lëndë  
1 II 2 Praktikë / internship 12
F - PUNIMI I DIPLOMËS 10-25%/ 30 ECTS  
1 II 1-2 Punimi i diplomës  36

Ku mund të punosh pas studimeve

  • Këshilltar ose specialist pranë partive politike në organizim dhe menaxhim fushatash elektorale
  • Specialist në organizata jofitimprurëse ose në institucione kërkimore
  • Këshilltar ose specialist në administratën publike
  • Specialist pranë grupeve të ndryshme të interesit ose në shoqata që mbrojnë interesa të caktuara
  • Analist ose gazetar për çështjet politike dhe publike në mediet e shkruara
  • Pedagog
trans
trans
trans