SHKENCA SOCIALE

Programi i Doktoratës në Shkenca Sociale synon të përgatisë kandidatë për një karrierë të suksesshme në shkencat sociale, e cila kombinon si kërkimin shkencor, ashtu edhe mësimdhënien në një apo më shumë fusha të kësaj disipline. Programi ofron dije të gjera mbi teorinë dhe metodologjinë e shkencave sociale, si edhe mbi debatet kryesore që zhvillohen sot në këtë disiplinë, të cilat kërkohet të përvetësohen nga të gjithë doktorantët. Programi synon, gjithashtu, t’i pajisë doktorantët me aftësitë e domosdoshme për të kryer studime të vlefshme dhe për të publikuar rezultatet e tyre. Kjo synohet të arrihet duke zhvilluar marrëdhënie të ngushta pune e bashkëpunimi me një ose më shumë pedagogë dhe duke shkruar si bashkautorë me ta studime, kumtesa apo artikuj, duke krijuar kështu një përvojë studimore.

Programi organizohet në këto drejtime kryesore:
a - Shkenca Komunikimi
b - Shkenca Politike
c - Marrëdhënie Ndërkombëtare
d - Sociologji - Antropologji Sociale
e - Psikologji
f - Pedagogji

PLANI MËSIMOR – PROGRAMI I DOKTORATËS NË SHKENCA SOCIALE
Nr. Emërtimi i aktivitetit ECTS
1 Metoda kërkimi të avancuara 1 10
2 Metoda kërkimi të avancuara në shkencat sociale 2 10
3 Teori bashkëkohore në shkencat sociale 1 10
4 Teori bashkëkohore në shkencat sociale 2 5
Zgjedh 1 nga drejtimet e mëposhtme   
Profili: SHKENCA KOMUNIKIMI  
  Teori dhe studime të avancuara në Komunikim 15
Profili: SHKENCA POLITIKE  
  Teori dhe studime të avancuara në Shkenca Politike 15
Profili: MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE  
  Teori dhe studime të avancuara në Marredhenie Nderkombetare 15
Profili: PSIKOLOGJI  
  Teori dhe studime të avancuara në Psikologji 15
Profili: PEDAGOGJI  
  Teori dhe studime të avancuara në Pedagogji 15
Profili: SOCIOLOGJI DHE ANTROPOLOGJI SOCIALE  
  Teori dhe studime të avancuara në Sociologji dhe Antropologji 15
     
6 Provimi për gjendjen teorike të disiplinës (Comprehensive exam) 10
  TOTALI    60

 

trans
trans
trans