innolabNga Financat e Menaxhimi, dhe Juridiku tradicional te degët e reja: Inxhinieria dhe Arkitektura, nga Teknologjia e Informacionit tek Imazheria, nga Infermieria dhe Fizioterapia te Sportet. Të gjitha degët me dobi praktike duke filluar nga diplomat profesionale 2-vjeçare te Bachelor 3-vjeçar dhe programet e integruara 5-vjeçare. Pa harruar gjithashtu shumë mundësi të arta për pasionantët, artistët dhe talentet: Nga degët tradicionale të shkencave sociale te grupi i plotë i degëve Sokratike – filozofi, gjuhë, letërsi, studime fetare, gjuhët e huaja, artet pamore, skenike dhe muzikore, ja oferta e plotë e UET për vitin akademik 2018-2019

Gama e gjerë e degëve të ofruara vjen si një përgjigje ndaj kërkesave të shumta që tregu ka sot për të rinj të përgatitur në disiplina të ndryshme por edhe si një përgjigje ndaj vetë studentëve të cilët kanë kërkuar gjithnjë më shumë mundësi zgjedhjeje në UET.

pedagoget-uetUniversiteti Europian i Tiranës me anë të një ekspozite me punimet artistike të studentëve të tij, ka prezantuar Fakultetin e Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale. Ka qenë një punë prej dy vitesh e këtij universiteti për të bërë të mundur themelimin e një fakulteti që iu përket tërësisht shkencave humane, ku sipas Dekanit të këtij fakulteti prof. asoc. dr. Dritan Egro, shkencat humane sot kanë misionin e tyre kryesor, atë të krijimit të inxhinierëve të shoqërisë.

uet-dekadaPas dymbëdhjetë vitesh kontribut në historinë e arsimit të lartë shqiptar, UET vjen i reformuar, me një ristrukturim dhe “zgjerim” të ofertës së tij akademike. Tashmë fakultetet e UET janë 5, ku tri fakulteteve të mëparshme u janë shtuar dhe dy të tjera, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, si dhe Fakulteti i Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës.

UET1Fakultetet e reja dhe emrat me peshë në fushën e shkencës tashmë në UET. Synimi për të qenë më të mirët që në nisje të rrugëtimit të gjatë. Flasin profesorët e njohur Isuf Kalo, Arben Bushi, Flamur Tartari, Nevila Nika dhe Shkëlqim Zeqo.

uet-dekadaPas Fakultetit të Shkencave Sociale, Fakultetit të Drejtësisë dhe Ekonomisë, në Universitetin Europian të Tiranës do ketë edhe dy fakultete të reja, duken u shtuar fusha, si: humanitare,-arte-sporte-inxhinieri-arkitekturë; IT-infermieri-fizioterapi-imazheri.

uet-e1535361802517-1024x545Jeni i pasigurt në zgjedhjen e universitetit? Doni një degë të re që nuk ofrohet në universitetin ku jeni aktualisht? Nuk jeni të kënaqur nga ana akademike? Universiteti nuk ju duket aq përmbushës? Ndoshta eksperienca e transferimit të studimeve në UET mund t’i jepte një perspektivë të re jetës studentore.

Bashkë me regjistrimet e maturantëve për herë të parë në universitet, çdo fillim vjeshte shumë studentë zgjedhin të transferojnë studimet nga një universitet në tjetrin, duke i dhënë një mundësi të dytë vetes për të përmirësuar diplomën. Studentët: Pse zgjedhja e dytë është më e mirë se e para.