SHKENCA JURIDIKE
Programi i Doktoratës pranë Fakultetit Juridik, UET do të trajnojë studentët e doktoratës të ndërmarrin në mënyrë të pavarur kërkim, zhvillim dhe detyra mësimdhënie në fushën e të drejtës. Si pjesë e programit të doktoratës, studentët e doktoratës do të familjarizohen me çështjet, metodologjitë shkencore, teoritë dhe zhvillimin historik të fushës së të drejtës. Programi i studimit të doktoratës do të mundësojë studentët, që në mënyrë të pavarur dhe kritike të aplikojnë metodat e kërkimit të së drejtës. Studentët e doktoratës duhet të ndërmarrin, brenda një fushe të mirëpërcaktuar të së drejtës, kërkim të pavarur dhe të hartojnë një temë akademike të standardeve të larta. Si pjesë e programit të doktoraturës, studentët e doktoratës mund të marrin pjesë në mjedise juridike të tjera kërkimore, kombëtare ose ndërkombëtare dhe mundësisht të bashkëpunojnë me mjedise kërkimore në sektorët privatë dhe publikë.
Programi do të organizohet në pesë drejtime kryesore:
a - E drejtë Publike
b - E drejtë Penale
c - E drejtë Ndërkombëtare
d - E drejtë Civile
e - E drejtë Biznesi
Brenda këtyre drejtimeve kryesore, studentët mund të zgjedhin fushën e tyre më të ngushtë të interesit.
| PLANI MËSIMOR –PROGRAMI I DOKTORATËS NË SHKENCA JURIDIKE | ||||||||
| Emërtimi i aktivitetit | Kreditet | Orë mësimore | Viti/ | Frekuentimi | Mënyra e verifikimit të dijeve | Personi përgjegjës | ||
| Orë në auditor | Nr. orë për studim individual | Semestri | ||||||
| 1. Metoda Kërkimi 1 | 10 | 90 | 160 | I/1 | 80% | Provim të ndërmjetëm dhe përfundimtar + Ese + Pjesëmarrje aktive në diskutimet në auditor | Dr. Nathaniel Copsey/Dr. Ed Turner | |
| 2. Metoda kërkimi në shkencat juridike | 10 | 90 | 160 | I/1 | 80% | Dr. Nicola Corkin | ||
| 3. Studime të avancuara në të drejtën private | 10 | 90 | 160 | I/1 | 80% | Prof. Dr. Paskal Haxhi | ||
| 4. Studime të avancuara në të drejtën publike | 5 | 50 | 75 | I/2 | 80% | Dr. Nicola Corkin/ Prof. Dr. Ksenofon Krisafi | ||
| Zgjedh 1 nga drejtimet e mëposhtme |
||||||||
| E DREJTË PUBLIKE | 5. Çështje të historisë së shtetit dhe së drejtës në Shqipëri | 5 | 50 | 75 | I/2 | 80% | Provim të ndërmjetëm dhe përfundimtar + Ese + Pjesëmarrje aktive në diskutimet në auditor | Prof. Dr. Ferit Duka |
| 6. E drejtë kushtetuese e avancuar | 5 | 50 | 75 | I/2 | 80% | Darinka Piqani, PhD | ||
| 7. E drejtë administrative e avancuar | 5 | 50 | 75 | I/2 | 80% | Erjona Canaj, PhD | ||
| E DREJTË NDËRKOMB. | 5. Zhvillime aktuale në të drejtën ndërkombëtare | 5 | 50 | 75 | I/2 | 80% | Prof. Dr. Ksenofon Krisafi | |
| 6. E drejtë evropiane e avancuar | 5 | 50 | 75 | I/2 | 80% | Erjona Canaj, PhD | ||
| 7. E drejtë ndërkombëtare penale | 5 | 50 | 75 | I/2 | 80% | Prof. Dr. Ksenofon Krisafi | ||
| E DREJTË CIVILE | 5. E drejta e pronësisë në Shqipëri, në vështrim historik | 5 | 50 | 75 | I/2 | 80% | Prof. Dr. Romeo Gurakuqi | |
| 6. Studime të avancuara në të drejtën e detyrimeve | 5 | 50 | 75 | I/2 | 80% | Prof. Dr. Paskal Haxhi | ||
| 7. E drejta familjare e avancuar | 5 | 50 | 75 | I/2 | 80% | Juelda Lamçe, PhD | ||
| E DREJTË BIZNESI | 5. E drejtë ndërkombëtare tregtare | 5 | 50 | 75 | I/2 | 80% | Lendita Kamberi, PhD | |
| 6. Studime të avancuara në të drejtën e pronësisë intelektuale dhe industriale | 5 | 50 | 75 | I/2 | 80% | Juelda Lamçe, PhD | ||
| 7. Studime të avancuara në të drejtën financiare dhe fiskale | 5 | 50 | 75 | I/2 | 80% | Prof. Dr. Paskal Haxhi | ||
| TOTALI | 50 | 470 | 780 | |||||



